×
  • Sport
  • Sport

    FFK nuk ua jep fondet e UEFA-s klubeve të Superligës, ato mblidhen urgjent në ‘Emerald’

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 18:36

    Klubet e Superligës së Kosovës pritet që të mblidhen këtë të mërkurë me fillim nga ora 19:00 në Hotel “Emerald” në Prishtinë për të kërkuar nga FFK fondet të cilat UEFA i alokon për skuadrat që nuk marrin pjesë në garat evropiane, raporton Reporteri.net


    UEFA ka ndarë 550 mijë euro për skuadra kosovare që nuk morën pjesë në garat ndërkombëtare, derisa kjo shumë përpjestohet dhe u jepet atyre klubeve.

    Para dy vjetësh, FFK-ja u kishte dhënë nga 5000 euro shumë skuadrave kosovare, vitin e kaluar 8000, ndërsa sivjet asnjë cent.


    Afati i fundit i pagesave ka qenë 14 dhjetori, por që FFK-ja po i mban peng klubet, duke mos ua dhënë shumën që u takon.

    Paratë që u takojnë nuk janë duke i marrë as shkollat e futbollit në Kosovë. UEFA-ja jep gjithmonë mjete financiare për shkollat dhe akademitë e futbollit në kuadër të programit për zhvillim.

    Në kuadër të kësaj, secila shkollë dhe akademi do të duhej të mbështetej me nga 5000 deri në 8000 euro, gjë e cila nuk po ndodhë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!