×
  • Sport
  • Sport

    FIFA thotë se tifozët e përkrahin idenë e Kupës së Botës çdo dy vjet

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 12:55

    Organi drejtues i futbollit, FIFA, ka thënë se tifozët mbështesin idenë e saj që Kupa e Botës të organizohet çdo dy vjet ,nga 2028-a.


    FIFA anketoi 23 mijë tifozë, në 23 vende, në të gjashtë konfederatat, ku 15 mijë tifozë u pajtuan që ngjarja të zhvillohet çdo dy vjet.

    “Shumica e tifozëve do të donin të shihnin një Kupë Botërore për meshkuj më të shpeshtë; nga kjo shumicë frekuenca e preferuar është dyvjeçare. Ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis të ashtuquajturve tregje tradicionale dhe tregjeve të futbollit në zhvillim dhe brezat e rinj në të gjitha rajonet janë më të hapur dhe të interesuar për ndryshime sesa brezat e vjetër”, tha FIFA në një deklaratë.

    Në fillim të këtij muaji, 58 grupe tifozësh nga e gjithë bota shprehën kundërshtimin e tyre ndaj idesë, në një fushatë të koordinuar nga “Football Supporters Europe”.

    Përveç kësaj, Ligat Evropiane, një organ që përfshin Premier Ligën, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.

    Shumica dërrmuese e të ardhurave të FIFA-s vijnë nga Kupa Botërore, kështu që mbajtja e një gare më shpesh do të rrisë jashtëzakonisht arkën e saj dhe potencialisht do të minojë të ardhurat e UEFA-s.

    FIFA tha se rezultatet e një sondazhi të zgjeruar që përfshinte mbi 100 mijë njerëz në më shumë se 100 vende janë në proces dhe do të publikohen në kohën e duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!