×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e para të Ruben Dias si lojtar i Cityt

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 8:20

    Ruben Dias është blerja më e re e Manchester Cityt, ku klubi anglez e siguroi nga Benfica.


    Skuadra angleze ka paguar plotë 70 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga portugezët, ku në këtë mes është llogaritur edhe kartoni i Nicolas Otamendit që do të shkojë te Benfica.

    Lojtari ka folur në faqen zyrtare të klubit anglez, ku ka shprehur lumturinë e tij që është bashkuar me Manchester Cityn.

    “Të kesh mundësinë për t’u bashkuar me një klub si Manchester City është një mundësi fantastike për mua, nuk mund ta refuzoja kurrë”.

    “Fitoret e tyre flasin vetë: ata kanë qenë ekipi dominues në Angli vitet e fundit, duke luajtur futboll sulmues që mendoj se i përshtatet lojës sime”.

    “Është vërtet emocionuese të jesh pjesë e një ekipi kaq të talentuar dhe të luash për një trajner të klasit botëror si Pep Guardiola, i cili është perfekt për nxjerrjen e lojtarëve të rinj si unë”.

    “Besoj se mund të përmirësohem këtu, në një klub ambiciet e të cilit janë të njëjta me të mijat dhe do të jap gjithçka për të bërë mirë dhe për të fituar tituj”, ka thënë Dias.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!