×
  • Sport
  • Sport

    Flet Emery: E konfirmon lajmin e madh për Xhakën

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:43

    Trajneri i Arsenalit, Unai Emery për herë të parë ka folur për situatën e Granit Xhakës dhe vendimet që do të marrë klubin.


    Pas incidentit që Xhaka pati me tifozët, Emery ka vendosur që për këtë ndeshje të mos e ftojë Xhakën fare.

    Ky takim zhvillohet nesër, derisa Xhaka nuk do të udhëtojë fare me ekipin.Emery ka thënë se ka folur me Xhakën të dielën mbrëma, gjatë ditës së djeshme (e hënë), dhe mëngjesin e sotëm. Ai e zbuloi se Xhaka ndjehet shumë keq për atë që ndodhi.

    “Nuk është e lehtë për të dhe për ekipin. Ai tani është i shkatërruar, i pikëlluar. Kemi biseduar të dielën mbrëma, dje dhe sot në mëngjes. Ai ka stërvitur rregullisht me grupin por është i shkatërruar. Është shumë i mërzitur për atë situatë”, deklaroi Emery në konferencë për media, para përballjes Liverpool – Arsenal, të vlefshme për rundin e katërt të Carabao Cup.

    Ai më tej ka thënë se Xhaka e di që ka gabuar.

    “Angazhimi i tij çdoherë është i madh. Ai dëshiron të ndihmojë. Sjellja e tij ishte e përsosur në stërvitje, me grupin dhe klubin. Në të vërtetë, ai e di se ishte gabim. E ndjen nga brenda, shumë thellë. Është normale si njeri. Çdo lojtar ka nevojë për mbështetjen e tifozëve”, shtoi Emery.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!