×
  • Sport
  • Sport

    Florian Marku nervozohet keq me boksierin britanik: Unë do të ndeshem me këtë frikacak kudo që ai dëshiron

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 13:17

    Florian Marku i ka kërkuar duel boksierit Conor Ben, pasi ky i fundit kishte thënë se askush nuk e njeh boksierin shqiptar


    Boksieri shqiptar është i gatshëm që të përballet me Conor Ben dhe për këtë i ka bërë kërkesë promotorit të Joshuas, Eddie Hearn që ta bëjë të mundur që të zhvillohet ky duel, shkruan Reporteri.net

    “Unë e respektoj babain tënd por nuk të respektoj ty Conor Ben. Ti ke thënë në intervistë se askush nuk më njeh mua? Unë shes më shumë bileta për një ndeshje sesa ti që shet gjatë tërë karrierës tënde,” ka thënë Marku.

    “Ti nuk je një burrë. Nëse ose kur je gati të bëhesh burrë ne do të takohemi në ring dhe unë do të kem mijëra shqiptarë, grekë e anglezë pas vetës. Unë luftoj për njerëzit e mi së pari, paraja në rend të dytë.

    “Eddie Hearn thirre ekipin tim dhe unë do të ndeshem me këtë frikacak kudo që ai dëshiron të ndeshet,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!