Sonte me fillim nga ora 17:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester City-t, duel ky në kuadër të xhiros së 25’të në Premierligë.
Pep Guardiola do ta ketë një sfidë të vështirë para vetit, pasi në shtëpi i shkon Tottenhamit të Jose Mourinhos, shkruan Reporteri.net.
Aktualisht City ndodhet në pozitën e dytë në Premierligë, ku ka grumbulluar 51 pikë, ndërkaq ‘gjelat’ e Mourinhos janë në pozitën e tetë me 34 pikë.
Më poshtë mund t’i shikoni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: