Tyson Fury pretendon se zhytja e duarve në benzinë për pesë minuta në ditë, do t’i bëjë duart më të ashpra për ndeshjen e tij me Deontay Wilder.
Dy boksierët e peshave të rënda, do të luftojnë për herë të dytë më 22 shkurt, pas një barazimi të diskutueshëm 14 muaj më parë, dhe Fury po pretendo që ta fitojë këtë duel, shkruan Reporteri.net.
Si pjesë e përgatitjes së tij për luftën, Fury i pamposhtur ka pohuar se ai po i bën duart më të ashpra. Boksieri zbuloi një metodë të çuditshme për ta bërë këtë, duke thënë se zhytja e duarve në benzinë për 5 minuta i bën ato më të fuqishme.
“Boksieri legjendarë, Big Joe Joyce më tha për zhytjen e duarve të tij në benzinë, për t’i forcuar ato.
“Kështu që për këtë luftë do të zhys duart në benzinë për pesë minuta në ditë gjatë tre ose katër javëve të fundit të stërvitjeve për t’i forcuar ato me të vërtetë. Tek ai funksionoi kjo, kështu që unë do ta bëjë një provë”, tha Fury.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.