×
  • Sport
  • Sport

    Fusha e futbollit shndërrohet në strehë banimi për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 15:54

    Stadiumi i Durrësit “Niko Dovana” ka hapur dyert për të pritur banorët që duan të strehohen pas tërmetit të fortë të një dite më parë.


    Pas porosisë së kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm, Forcat e Ushtrisë kanë montuar çadra me kapacitet 30 persona secila.

    c8f9d6d4-aa50-460d-8924-23f43c3847ba
    Kujtojmë që dje dhe sot Shqipëria u godit nga disa tërmete të cilat kanë shkaktuar dëme materiale, si dhe kanë sjellur panikë tek banorët.

    Ndryshe, duhet përmendur se edhe një kosovar nga Prizreni ka hapur dyert e shtëpisë të tij për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri, shkruan Reporteri.net


    Ai ka thënë se mirëpret me kënaqësi të gjithë ata që kanë nevojë për strehim si shenjë falendërimi për kohën e luftës ku kosovarët gjetën strehim në Shqipëri./Reporteri.net/
    8aa4b55b-5ff4-4d60-b9da-72ecdfb81dbbff3df046-e8d0-4d1d-bb06-163e0ebf8c5c

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!