Trajneri i skuadrës KF Llapi, Tahir Batatina ka folur për zgjedhjet e Federatës së Futbollit të Kosovës, teksa ka thënë se futbolli po vazhdon pa Fadil Vokrrin dhe politika pa Ibrahim Rugovën.
Batatina ka thënë në TV1 se futbolli edhe politika po vazhdon pa njerëz që kanë dashur të japin vetën për këtë vend, të cilët mbahen në burgje, anipse të njëjtit kanë mbrojtur dinjitetin e një kombi.
“Futbolli po vazhdon pa Fadil Vokrrin, politika po vazhdon pa Ibrahim Rugovën, po vazhdon politika pa njerëz që kanë dashtë të japin edhe vetën për këtë vend, e ata sot mbahen nëpër burgje, të cilët kanë mbrojtë dinjitetin e një kombi – edhe pa ta po duhet me ecë institucionet, nuk po ndalen, pasi jeta vazhdon.” tha Batatina, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndërkaq, kuvendi zgjedhor i FFK do të mbahet me 6 prill, ku pozitën e kreut të FFK-së e synon Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, ndërsa Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti janë tërhiqur nga gara./Reporteri/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.