×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti serb i tronditur me largimin e prindërve nga puna

    Reporteri
    21 Shkurt 2020 | 19:07

    Ilija Ivic është një futbollist serb, por që ka lind dhe është rritur në Kosovë.


    Futbollisti i talentuar prej tri vitesh është pjesë e klubit kryeqytetas KF Flamurtari, ku këtë vit është angazhuar në juniorët dhe ka ndeshje edhe me ekipin e parë.

    Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

    Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.

    Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Ndërkohë Telegrafi ka kontaktuar edhe Drejtorin Sportiv të Flamurtarit, Arbnor Morinën.

    Morina ka thënë se futbollisti i tyre sot i ka njoftuar për rastin që i janë larguar prindërit nga puna.

    “Ne sot u njoftuam nga djaloshi për rastin që i janë larguar dy prindërit nga puna. Menjëherë kemi kontaktuar me FFK-në për ta njoftuar me rastin”.

    “Jemi shokuar si klub me këtë vendim të disa qarqeve, por që ne i qëndrojmë pranë futbollistit tanë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

    Tutje drejtori sportiv i klubit kryeqytetas tha se Ivic është shumë i mërzitur me atë që ka ndodhur, por që është i vendosur të luaj për Kosovën.

    “Ai është shumë i mërzitur me atë që ka ndodhur. Ne si klub do t’i qëndrojmë afër dhe do ta përkrahim lojtarin tonë edhe pse po ka presione të jashtëzakonshme”, tha Morina.

    FFK në anën tjetër ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb. Kjo është ndërhyrje e pastër e politikës në sport dhe duhet të dënohet nga të gjithë./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!