Trajneri në Spanjë është futur në mesin e lojtarëve në ndeshje, duke iu ndihmuar kështu skuadrës së tyre, teksa ka ndalur një kundërsulm të skuadrës kundërshtare, përcjell Reporteri.net.
Sky Sports Fotball ka postuar në Twitter një video, teksa shihet se në Villanueva del Pardillo, trajneri u përjashtua me karton të kuq pasi hyri në fushë dhe e ndali një kundërsulm të ekipit kundërshtar.
Rezultati ishte 1-1 dhe kështu trajneri nuk deshti që skuadra e tij ta pësonte në fund.
Skuadra kundërshtare e nisi një kundërsulm nga e majta dhe para se të mbërrinte topi tek lojtari në sulm, trajneri e ndali topin dhe u largua në drejtim të bankinës së tij.
Por, ndërkohë atë e shtyu lojtari që ishte “viktimë” në këtë rast dhe u shkaktua një kaos para bankinës së trajnerit.
Ndërkaq trajneri u ndëshkua me karton të kuq për këtë veprim të pazakonshëm në futbooll.
Have you ever seen anything like this?
A Villanueva del Pardillo coach was SENT OFF after entering the pitch to stop a counter-attack against his team in the 89th minute! pic.twitter.com/4uJiEFIpKp
— Sky Sports Football (@SkyFootball) April 12, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.