Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjes së fundit të këtij sezoni në Premierligën Angleze, ku ende nuk dihet saktë kush do të fitojë titullin në mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Pas përfundimit të pjesës së parë më afër që qëllimit ështv City i Guardiolas që po luan si vendas dhe po fiton 2-1 ndaj West Ham Unitedit, shkruan Reporteri.net.
Kurse, Arsenali i Artetas ishte duke humbur nga Evertoni, por arriti të barazoj shifrat në 1-1.
Nëse City fiton ndaj West Ham shpallet kampion i Anglisë, por nëse humb dhe Arsenali fiton ndaj Evertonit atëherë ‘Topcinjtë’ do ta festojnë titullin.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë të ndeshjeve edhe pse gjasat më të mira për momentin i ka City. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.