×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari kosovar e kishte dhënë moti idenë për një Kupë të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 22:02

    Këto ditë, i pari i FFK-së, Agim Ademi ka dhënë idenë për një Kupë të përbashkët me Shqipërinë, Kupë e cila do të quhej “Nëna Terezë”


    Agim Ademi ka thënë në një intervistë ekskluzive për gazetën ‘Zëri’ se po punohet që të organizohet një Kupë e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Reporteri.net

    Kreu i FFK-së thekson se në këtë projekt do të përfshihen të dyja qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

    “Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë. Kjo Kupë do të njihet si kupa ‘Nëna Terezë’,”. ka thënë Ademi.

    Ai madje ka thënë se kanë kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj Kupe të luajë në garat evropiane.

    “Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj Kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Evropë që shkon nga kjo kupë”, potencoi Ademi.

    Por, një ide të tillë e kishte thënë moti, gazetari i sportit nga Kosova, Granit Tërstena.

    “Pak mu kanë të mençur, e kishin organizu një Superkupë, fituesi i Superligës së Kosovës me fituesin e Superligës së Shqipërisë. Dmth çdo vit kishim pas një super-ndeshje. Edhe kishim qëndruar të bashkuar,” kishte thënë Tërstena më 25 maj të këtij viti.


    Mirë që kjo ide tani edhe pritet të bëhet realitet, gjithnjë edhe nëse UEFA e pranon një gjë të tillë. Do të ishte një garë vërtetë interesante mes klubeve nga Shqipëria dhe Kosova. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!