Mbrojtësi spanjoll njëherit ai i skuadrës spanjolle, Gerard Pique, së fundmi ka thënë se e kishte gëlltitur në gojë disa monedha metali, përcjell Reporteri.net.
Siç ka raportuar “Goal”, Pique e kishte bërë këtë në mënyrë që të ikte nga nje test pozitiv për pijke alkoolike, gjatë qëndrimit të tij tek klubi i Manchester United.
“Kam kaluar semaforin e kuq dhe jam ndalur nga policia”, tha Pique për kanalin YouTube The Wild Project.
“Ishte viti para se të shkoja në Barca. Papritmas fryj, rezultojë pozitiv dhe e gjej veten në një furgon policie me pranga duke shkuar në burg”.
“E gjithë dehja më la papritmas. Karriera ime po shkonte në ferr. Në atë moment ti mendon: “Çfarë dreqin po ndodh?”.
“Të japin çantën për të futur gjithçka që ke dhe më çuan në një dhomë. Polici u largua për një moment dhe unë isha i dëshpëruar”.
“Më kishin mbetur disa monedha. Para disa kohësh më kishin thënë që nëse i gëlltisje monedhat nuk do të rezultoje pozitiv. Fillova t’i gëlltisë ato. Për mrekulli u shpëtova nga ajo. Dyshoj se ishin monedhat. Në vend të shkoj në shpi, shkova në kazino me taksi”, përfundon ai.
Kujtojmë se pas paraqitjes së jashtëzakonshme të Pique kundër Real Madridit, gruaja e tij, këngëtarja, Shakira kishte thënë se Pique është mbrojtësi më i mirë në botë.