×
  • Sport
  • Sport

    Giorgio Chiellinit i ofrohet vazhdimi i kontratës

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 9:27

    Veteranit të mbrojtjes i skadon kontrata gjatë verës dhe mund ta vazhdojë atë për një vit. Me gjasë, Chiellini do të pensionohet tek “Zonja e Vjetër”.


    Giorgio Chiellinit i është ofruar vazhdimi i kontratës me Juventusin. Në fakt, qendërmbrojtësit italian do t’i skadojë kontrata gjatë kësaj vere dhe “Bianconeri” nuk e kanë ndërmend të ndahen me të. Sipas mediave italiane, veteranit të mbrojtjes i është ofruar një kontratë njëvjeçare me Bardhezinjtë.

    Ish-përfaqësuesi italian i ka kaluar 16 sezone me klubin torinez dhe ka mundësi të pensionohet tek “Zonja e Vjetër”.

    Chiellini ka qenë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali në dekadën e fundit.

    Krahas qendrës së mbrojtjes, ai mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Gjithashtu, di të jetë i rrezikshëm edhe në goditjet me kokë.

    Me Juven, futbollisti kishte karrierë mjaft të suksesshme, por ka mbetur ende pa e fituar Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!