×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani luan ‘tenis’ me Besën

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 17:11

    Gjilan ka ‘shpartalluar’ Besën e Pejës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës.


    “Skifterët” që nuk dinë për humbje nën urdhrat e Ismet Munishit triumfuan me rezultat 5 – 1, shkruan lajmi.net.

    Cyrbja fillimisht realizoi në minutën e 25-të për të zhbllokuar shifrat.

    Besa u këndell shpejtë duke barazuar përmes Tahirit, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (32′).

    Por, pas tetë minutave Useini dyfishoi rezultatin (40′), me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

    Progni realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të trefishuar shifrat (60′), kurse pas katër minutave për golin e katërt u përkujdes Hila duke shënuar nga pika e bardhë (64′).

    Fitoren e Gjilanit e vulosi i sapo inkuadruari Razak me supergol (67′).

    Me këtë fitore, Gjilani renditët në pozitën e katërt me 40 pikë, derisa Besa në fundin e tabelës me 10 sosh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!