Skuadra e Gjilanit është ritestuar sot për COVID-19
Në testimet që kishin bërë dje, 5 futbollistë dhe 4 anëtarë të klubit kishin dalur pozitiv me koronavirus, derisa nga ritestimet e sotme numri ka ndryshuar, shkruan Reporteri.net
Gjilani me anë të një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një futbollist dhe një anëtar i klubit kanë dalur pozitiv nga testet që kanë kryer sot.
Ky është postimi i Gjilanit:
KOMUNIKATË ZYRTARE
Sport Club “Gjilani” informon gjithë opinionin publik se pas ritestimeve ditën e sotme në testin për Covid-19, pozitiv kanë rezultuar një futbollist dhe një anëtarë i shtabit teknik në skuadrën e Gjilanit.
Gjendja e pjestarëve të klubit është mjaftë stabile, ku ata nuk kanë ndonjë simptomë të virusit Covid-19 dhe janë izoluar në shtëpit e tyre, kurse ditëve në vijim pritet ritestimi i tyre.
Pjesa tjetër e skuadrës e gjitha ka rezultuar negativ në testimin e fundit, ku edhe janë karantinuar në një hotel afër qytetit të Gjlanit, deri në zhvillimin e takimit kundër Tre Pennes në San Marino.
Sport Club “Gjilani” falemnderon Institutin Kombëtar të shëndetësisë Publike për mundësinë e ritestimeve dhe gjitha mediumet për bashkëpunimin e ofruar.
Zyra për Shtyp
SC Gjilani
Gjilan, 12 gusht 2020