Tenisti Novak Gjokoviq është gjobitur me gati $8,000 për shfaqjen e nervozizmit duke thyer raketën e tij teksa humbiste finalen e meshkujve në Wimbledon të Londrës.
Gjokoviq u mund papritur nga kampioni i ri 20 vjeçar Carlos Alcaraz, që u bë fituesi tretë më i ri i Wimbledon, pas fitores së titullit US Open vitin e kaluar në SHBA.
Serbi Gjokoviq 36 vjeç, dukej plot vetëbesim teksa nisi ndeshja, por nisi të debatonte me arbitrin e ndeshjes dhe të replikonte dhe nga turma gjatë ditës së acaruar në fushën e barit.
Më vonë tensioni i tij arriti sa të thyente dhunshëm raketën e tenisin në tokë, çka i solli dhe gjobën prej 6,117 paundë.
Në fjalimin e tij të fitores kampioni i ri spanjoll Alcaraz tha: “Munda Novak në formën e tij më të mirë, kjo është e mrekullueshme”./TopChannel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.