×
  • Sport
  • Sport

    Granada, lidere e La Ligës për herë të parë në histori

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 9:13

    Granada është lidere e La Ligës për herë të parë në histori të klubit, pas fitores 1:0 kundër Real Betisit të dielën në Estadio Nuevo Los Carmenes.


    Ish-ylli i ri i Betisit Alvaro Vadillo e shënoi golin e vetëm në ndeshjes në minutën e 61-të, duke e mposhtur Joel Roblesin në shtyllën e tij, transmeton Gazeta Express.

    Granada është lidere e La Ligës për herë të parë në histori të klubit dhe do ta mbajë pozitën e parë të paktën deri të enjten.

    Klubi nga Andaluzia mbledh 20 pikë pas 10 ndeshjeve të para në La Liga, duke e lënë prapa Barcelonën me 19 pikë pas nëntë ndeshjeve.

    Betisi, ndërkohë, ra në zonën e rënies nga liga pas kësaj humbjeje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!