Granada vs United, tifozi futet në fushë i zhveshur

Një rast i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes Granada-Manchester United, sfida e parë e raundit çerekfinal të Europa League.


Edhe pse tifozët nuk lejohen dhe stadiumet janë të mbyllura, njëri prej tyre ia ka dalë të bëhet protagonist me futjen në fushë.

Episodi ndodhi gjatë minutave të para, teksa personi në fjalë i befasoi të gjithë duke u futur nudo në fushë.

 

Ishte minuta e gjashtë e takimit, forcat e sigurisë u gjetën të papërgatitura, teksa arbitri kryesor e ndërpreu ndeshjen për disa sekonda.

Tifozi vrapoi në fushe sikur po festonte një gol dhe doli jashtë saj po vetë.