Pas katër sezonesh të mbushura me trofe dhe momente të paharrueshme, Jack Grealish pritet të largohet nga Manchester City në verën e vitit 2025.
Kështu raporton mediumi i njohur, The Athletic
Grealish kishte dorë në sukseset e ekipit që nga transferimi i tij rekord prej 100 milionë paundësh në vitin 2021.
Megjithatë, ai këtë sezon e humbi edhe vendin e titullarit dhe nuk po preferohet shumë nga trajneri Pep Guardiola.
Grealish, i njohur për stilin e tij të veçantë të lojës dhe aftësinë për të krijuar raste, ka qenë një forcë lëvizëse në mesfushën e City-t.
Ai ka luajtur një rol vendimtar në fitimin e tre titujve të Premier League, një Champions League historik dhe disa kupa të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.