Antoine Griezmann ende nuk është përshtatur si duhet me ekpin e tij të ri.
Në ndeshjen e parë si lojtar i Barcelonës në Champions League, Griezmanni nuk arriti të linte gjurmë, ku Barcelona barazoi pa gola në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit.
Pas ndeshjes, sulmuesi francez foli për periudhën dymujore të tij te Barça dhe tha se duhet ende të përmirësohemi.
“Është muaji im i dytë te Barça dhe unë duhet të mësohem me lëvizjet e Messit, Suárezit dhe Dembélés – dhe ata me të miat.”
“Të luash jashtë shtëpisë është gjithmonë ndryshe. Ata luajn më shumë besim, ata kërkojnë më shumë nga ne. Ne duhet të krijojmë më shumë shanse dhe të përmirësohemi”, u shpreh ylli i Barcelonës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.