Antoine Griezmann ka shkëlqyer me Barcelonën këtë gjysmë-sezon, duke dhuruar paraqitje të mira në çdo ndeshje.
Në një intervistë për UEFA-n, Griezmann foli për të kaluarën e tij tek skuadra e Atletico Madridit dhe për largimin e tij nga atje, madje ai tha se nuk u largua nga “Wanda Metropolitano” për ta fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonën, por dëshironte një frymë tjetër të futbollit, shkruan Reporteri.net.
“Nuk u largova nga Atletico për ta fituar Ligën e Kampionëve apo për të fituar më shumë tituj. Erdha në Barcelonë për të mësuar një stil të ri të lojës, një filozofi të re dhe për të mësuar personalisht”, tha Griezmann.
“Synimi im ishte të mësoja diçka të re. Një stil të ri në një klub i cili e sheh ndryshe futbollin, sepse Atletico mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në cilindo sezon”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Griezmann ka 17 paraqitje për Barcelonën dhe ka shënuar plotë 7 gola.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.