×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Nuk mund ta ndjekim një skuadër që ka 60 fitore nga 70 ndeshje

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 12:39

    Pep Guardiola beson se është “joreale” të mendosh që Manchester City do të jetë në gjendje të dal para Liverpoolit në tabelën e Premierligës.


    Edhe pse fitoi kundër Leicesterit me rezultat të pastër në 3:1, City mbetet 11 pikë pas Liverpool, shkruan Reporteri.net.

    Liverpooli mbetet i pamposhtur këtë sezon, ata nuk e kanë shijuar humbjen në ligë për 34 ndeshje – kur City i mundi ata 2-1 në stadiumin Etihad më 3 janar.

    “Shpresojmë që Leicester do të ketë një paraqitje të mirë kundër Liverpoolit në ndeshjen tjetër, por para kësaj ne duhet të mendojmë për një lojë jashtëzakonisht të vështirë kundër Wolves”, tha Guardiola.

    “Por unë mendoj se është joreale të mendojmë se do të ndjekim një ekip që ka 60 fitore nga 70 ndeshje.

    “Nëse ata humbasin disa ndeshje dhe ne fitojmë dhe fitojmë, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por nuk jam optimist se do të humbasin katër ose pesë ndeshje në 10, 11, 12 ndeshje, sepse ata janë një ekip jashtëzakonisht i fortë.

    “Ne vetëm duhet të pushojmë dhe të luajmë ndeshje si kundër Leicester dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër”, përfundoi tekniku spanjoll.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!