×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Unë kurrë nuk kam parë një yll kaq të madh, ai është si Ronaldo

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 10:36

    Pep Guardiola e ka dhënë një vlerësim tejet të madh për Serio Agueron


    Tekniku spanjoll ka shkuar aq larg saqë e ka krahuasuar Agueron me Ronaldon origjinalin, shkruan Reporteri.net

    “Unë kurrë nuk kam parë një yll kaq të madh si ai të jetë kaq i përulur, aq qesharak, dhe është gëzim të punosh me të dhe si ai i pranon vendimet e mia kur ndonjëherë nuk funksionon për të,” ka thënë Guardiola.

    “Yjet e mëdhenj zakonisht nuk e pranojnë atë. Kam punuar me yje të tjerë që besojnë se ishin më të mëdhenj se Sergio kur nuk ishin dhe ata ishin më të vështirë për tu trajtuar.

    “Në zonë ai është i jashtëzakonshëm, por unë kam pasur djem të tjerë që nuk ishin të këqij. Ronaldo braziliani, Romario, Eto’o – ata ishin një nga sulmuesit më të pabesueshëm që kam parë në jetën time, mund të bënin gjithçka”.

    “Sergio është sigurisht njëri prej tyre. Messi është pak më i madh se ata, por Sergio është njëri prej tyre,”.

    Ndryshe, Aguero është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2011 ku deri tani ka shënuar 173 gola dhe llogaritet si një legjendë e klubit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!