×
  • Sport
  • Sport

    Hajmedet: Ylli brazilian lë gruan me 3 fëmijë dhe nis lidhjen e re me mbesën e saj

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 20:40

    Sulmuesi i njohur brazilian Hulk, i cili aktualisht është pjesë e Shangahit në kampionatin kinez, është ndarë nga partnerja e tij, Irana Angelo de Souza, për t’u lidhur me mbesën e saj Kamila.


    Hulk dhe Iran ishin të lidhur prej plot 12 vitesh dhe kanë së bashku 3 fëmijë.

    Çifti vendosi të ndahej pas problemeve të hasura së fundmi, ndërkohë që braziliani i ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij, duke u lidhur me mbesën e ish-bashkëshortes.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë mediat vendase të cilat raportojnë se Hulk ka telefonuar së fundmi prindërit dhe të vëllain e Kamilës për t’i thënë për lidhjen re.

    Lojtari dhe e reja kanë nisur një marrëdhënie së bashku që nga muaji tetor, dhe kanë mbajtur larg publikut informacione.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!