×
  • Sport
  • Sport

    Hajrizi me kritika të ashpra për ministrin Zemaj, kërkon rikthimin në stërvitje

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 22:57

    Basketbollisti i njohur kosovar, Drilon Hajrizi përmes një postimi në Facebook ka kritikuar vendimet e fundit të marra nga Ministria e Shëndetësisë.


    Ndër tjerash basketbollisti nga Mitrovica është shprehur se tanimë e ka kuptuar se sa jetim është sporti.

    Tutje, Hajrizi ka kërkuar që nëse atij i janë ndaluar stërvitjet, ministri ta përfaqësoj atë në ndeshjet gjatë muajit nëntor.

    Postimi i tij:

    A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet?
    … apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin!

    Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen!

    Suksese minister e meshnet numrin 12,
    Drilon Hajrizi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!