×
  • Sport
  • Sport

    Henderson: Ishte ndeshje e mirë, jam i kënaqur me rezultatin

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 21:30

    Liverpooli fiton trofeun e Kupës së Botës për klube, në takimin kundër Flamengos të zhvilluar në “Doha” të Katarit.


    Skuadra e Klopp nuk arriti që të shënoi për gjatë 90’të minutave lojë, por në vazhdime Firmino u gjet shumë mirë në minutën e 99’të, ai realizoi për epërsinë 1:0 të Liverpoolit, gol ky që doli te ishte vendimtar, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, kapiteni Henderson e cilëson këtë ndeshje si të mirë, përkundër faktit që shkuan në vazhdime.

    “Ishte një lojë interesante. Performanca e mirë dhe mentaliteti i shkëlqyeshëm. Mund të kishim shënuar edhe më shumë. Në përgjithësi jam i kënaqur me rezultatin”, tha fillimisht Henderson.

    “Ne thjesht duam të vazhdojmë, vazhdojmë të përmirësohemi. Do të mundohemi të punojmë shumë dhe të japim rezultate si kjo”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!