×
  • Sport
  • Sport

    Humbi disa raste të mira, por paraqitja e Neymarit ndaj Atalantas ishte e përkryer

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 10:50

    Neymar me paraqitjen e tij mbrëmë ndaj Atalantas tregoi se është njëri nga futbollistët më të talentuar në botë


    Ylli brazilian e nisi keq ndeshjen duke humbur një rast të shkëlqyer në minutën e tretë, por më vonë ishte i pandalshëm me depërtime, pavarësisht disa rasteve tjera ku dështoi të shënonte, shkruan Reporteri.net

    28-vjeçari ishte vendimtar edhe në golat e shënuar nga PSG, ku te Marquinhos asistoi, derisa te goli i Choupo-Moting bëri një pasim të mrekullueshëm në drejtim të Mbappes.

    Në videon e mëposhtme mund ta shihni paraqitjen sensacionale të Neymarit kundër Atalantas. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!