Ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ka vendosur një rekord të ri në Seria A.
Suedezi realizoi gol në fitoren e ‘çmendur’ ndaj Fiorentinas me rezultat 2 – 3.
Me këtë gol, Ibrahimoviq është bërë lojtari më i vjetër në Seria A që shënon më shumë se 15 gola brenda një edicioni.
Ky rekord nuk ishte arritur ndonjëherë, derisa 39-vjeçari është në formë mjaftë të mirë dhe pritet të realizojë edhe disa gola të tjerë.
Ndërkohë, Ibrahimoviq pritet të përballet me Kosovën të dielën e ardhshme në “Fadil Vokrri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.