×
  • Sport
  • Sport

    Immobile rrëshqet si në akull, e huq penalltinë kundër Napolit

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 21:43

    Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Napolit dhe Lazios, duel ky në kuadër të çerekfinales në Kupën e Italisë.


    Napoli është në avantazh ndaj Lazios me golin e shënuar nga Insigne në minutën e 2’të të takimit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, rast të mirë kishte Immobile që ta barazonte rezultatin ndaj Napolit, përmes një penalltia të akorduar në minutën e 10’të të takimit, por sulmuesi rrëshqiti në goditjen finale dhe topi përfundoi mbi portë.

    Kujtojmë se kjo ndeshje po zhvillohet mes tensioneve të fundit, ku dy karton të kuq u dhanë për 5 minuta, njëri për Hysajn e Napolit e tjetri për Lucas Leivan e Lazios./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!