×
  • Sport
  • Sport

    Inter u mundua ta rrëmbejë para Milanit Jasharin, por lojtari i refuzoi

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 10:15

    Merkatoja verore vazhdon të sjellë surpriza dhe histori të forta karakteri. Këtë herë në qendër është Ardon Jashari, mesfushori i talentuar zviceran me origjinë shqiptare, i cili ka treguar qartë se ku e sheh të ardhmen e tij.

    Sipas gazetarit belg, Sacha Tavolieri, Interi ka bërë një ofertë konkrete për Jasharin: 30 milionë euro plus kartonin e Stankovic për ta bindur Club Brugge që ta lëshojë yllin e mesfushës.

    Por pavarësisht ofertës shumë të mirë dhe interesit të madh nga kampionët e Italisë, Jashari ka refuzuar pa hezitim.

    Ardon Jashari dëshiron vetëm AC Milanin. Ky vendim i mesfushorit është komentuar si një deklaratë e qartë që tregon jo vetëm ambicien sportive, por edhe preferencat e tij për projektin kuq e zi.

    Jashari shihet si një nga mesfushorët më premtues të brezit të tij, duke u përfolur prej kohësh për një hap të madh në një klub elitar europian. Milani, i cili po punon për të forcuar repartin qendror, duket se e ka bindur lojtarin me vizionin dhe besimin që i ka ofruar.

    Për momentin nuk ka asgjë zyrtare mes Milanit dhe Brugge, por refuzimi i Interit i ka dhënë kuqezinjve një avantazh të madh. Klubi nga Milano tashmë pritet të intensifikojë kontaktet për ta afruar Jasharin në San Siro brenda afatit kalimtar veror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!