“Nerazzurri” duken të vendosur për ta transferuar gjatë janarit mesfushorin kilian të Barcelonës.
Interi është i vendosur për ta transferuar Arturo Vidalin.
Mesfushori kilian e ka shprehur pakënaqësinë e tij për minutazhin e vogël që po i ofrohet tek Barcelona.
Dhe, nga kjo situatë po mundohet të përfitojnë “Nerazzurri”, të cilët e duan futbollistin luftarak në skuadër që nga janari.
Sipas të së përditshmjes italiane “Gazzetta dello Sport”, ideja e Interit është që ta huazojë Vidalin për gjashtë muaj dhe ta blejë atë përfundimisht verën e ardhshme për 12 milionë euro.
Trajneri Antonio Conte e pëlqen tej mase Vidalin, me të cilin kishte punuar në Juventus vite më parë.
Interi ndërkohë e do edhe Marcos Alonson e Chelseat dhe Dejan Kulusevskin e Parmës për krahun e majtë.
Zikaltrit po luftojnë për titull të kampionit në Serie A këtë sezon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.