Pak ditë më parë Lazio mposhti Juventusin me rezultatin 3-1, duke u shkaktuar bardhezinjve humbjen e parë sezonale, ndërsa nesër pasdite do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë, por këtë herë ndryshon “muzika”, pasi luhet për Superkupën e Italisë.
Trajneri i bardhekaltërve Simone Inzaghi doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp dhe deklaroi se është mjaft i qetë në prag të kësaj finaleje, ndërsa shtoi se nëse skuadra do të shfaqet e përqendruar dhe kompakte, ka shumë mundësi të përsëritë suksesin e disa ditëve më parë.
“Duhet të luajmë të qetë, të përqendruar dhe kompaktë, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të pasur sukses ndaj një skuadre me lojtarë të mëdhenj. Ndeshja e nesërme është ndryshe, pasi luhet për një trofe dhe çdo gabim kushton shtrenjtë”, deklaroi Inzaghi.
Tekniku kryeqytetas vlerësoi momentin e mirë të Cristiano Ronaldos dhe cilësitë e tij sportive, por theksoi se Lazio nuk ka frikë dhe se do të kërkojë t’i çojë një sinjal Juventusit, se gjërat kanë ndryshuar.
“E njohim mirë Ronaldon dhe cilësitë e tij, por nuk trembemi nga askush. Jemi gati të luftojmë për 90 minuta, që t’u dërgojmë një sinjal edhe bardhezinjve, se gjërat nuk janë si në vitet më përpara dhe se këtë sezon rruga drejt titullit do të jetë shumë më e komplikuar”, tha trajneri i Lazios.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.