×
  • Sport
  • Sport

    Ish portieri i Italisë dhe Juventusit shtrihet në spital, gjendet në gjendje kritike

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 18:17

    Ish-portieri i Juventusit dhe i Italisë, Stefano Tacconi raportohet se ndodhet në spital në gjendje kritike, shkruan Reporteri.net.

    64-vjeçari ka qenë në gjendje të rëndë mëngjesin e sotëm, pasi ka marrë pjesë në një ngjarje një natë më parë dhe pasi është ndjerë keq është dërguar në spital.

    Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Tacconi aktualisht ndodhet në krahun e neurokirurgjisë së spitalit Alessandria, pranë Torinos dhe gjendja e tij besohet të jetë e rëndë.

    Tacconi ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 1983 deri në vitin 1992 dhe tani punon si ekspert televiziv.

    Ai gjithashtu luajti për Spoleto, Inter, Pro Patria, Livorno, Avellino dhe Genoa para se të pensionohej në 1995.

    Në karrierën e tij ka pasur shtatë ndeshje të kombëtares së Italisë dhe 387 ndeshje në Serie A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!