×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi tregon se çfarë ka biseduar me Gheorghe Hagi

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 15:48

    Ismet Munishi fitoi përballjen e parë ndaj legjendës rumune Gheorghe Hagi. Edhe pse ndeshje e karakterit miqësor, Ballkani mposhti klubin Viirtolu, që në Rumani njihet për lojën si te Barcelonës.


    Trajner i Ballkanit, Munishi për Insportin ka rrëfyer bisedën që e ka bërë me ish futbollistin e Real Madridit dhe Barcelonës, e që tash është president dhe trajner i Viirtolu. “Po ishte kënaqësi e veçantë me zhvillu një bisedë me një emër të madh të futbollit botëror, siç është Hagi. Përgjegjësisht biseda ishte e mirë, unë e pyetsha për skuadrën e tij edhe ato informatat që unë i kisha për skuadrën e tij, i thashë a është e vërtetë që e quajnë Barcelona nga Rumania dhe është e vërtetë që skuadrën e tij e quajnë kështu, ai filloi të qeshë…pastaj më tha se do kem punë të vështirë, pasi na kishte shikuar një ndeshje edhe ashtu doli”.

    Trajneri prishtinas, tutje, për Insportin tregoi se si Ballkani i la përshtypje Hagit dhe menaxherëve që ishin për të vëzhguar futbollistë. Munishi thotë se kanë biseduar edhe për të birin e Hagit, Ianis Hagi (Genk, Belgjikë) i cili konsiderohet si e ardhmja e futbollit rumun. “Më pas biseduam për jetën pas futbollit aktiv. Ishte shumë i kënaqur me punën si trajner, e pyeta edhe për djalin e tij, të cilën e ka shumë të talentuar. Më pas, ai filloi të më pyeste për Ballkanin, ligën dhe i shkëmbyem disa informata. I thashë, që kemi nderi e madh që po luaj kundër skuadrës së tij. Pas ndeshjes, i shtrënguam duart dhe mbi të gjitha ne si klub kemi lënë shumë përshtypje të mira në sytë e Hagit dhe menaxherëve të cilët e kanë shikuar ndeshjen”.

    Ballkani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, për pjesën e dytë të Superligës së Kosovës.

    Të premten, Ballkani zhvilloi ndeshjen miqësore me Viirtolu, të cilin e mposhti me rezultat 4:1. Golat i realizuan Artur Magani, Arbër Prekazi, Visar Berisha dhe Arbër Hoxha.

    Image may contain: 3 people, people playing sport and outdoor

    Kush është Gheorghe Hagi?

    Gheorghe Hagi, i lindur me 5 shkurt 1965 në Sacele të Rumanisë, është ish futbollist i Sportul Studentesc, Steaua Bucuresti, Real Madrid, Brescia, Barcelona dhe Galatasaray. Në vitin 2001 përfundoi karrierën e tij si futbollist aktiv, më pas për të nisur atë të trajnerit.

    Aktualisht është trajner i Viirtolu dhe president. Në këtë sezon, klubi i tij renditet në pozitën e gjashtë në elitën e futbollit rumun.

    Në vitin 2004, ai u emërua nga legjenda brazilian Pele, një ndër futbollistët më të mirë në histori, në ceremoninë e FIFA-s.

    Ai konsiderohet hero në Rumani dhe në Galatasaray, pasi aty fitoi katër tituj të Superligës së Turqisë, dy Kupa dhe UEFA Cup (Liga e Evropës).

    Me Real Madridin dhe Barcelonën fitoi SuperKupën e Spanjës. Hagi po ashtu ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Rumanisë.

    Related image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!