James Rodriguez pritet t’i ndajë rrugët me Evertonin sapo të ketë arritur marrëveshje me klubit e Katarit Al Rayyan.
Ish-ylli i Real Madridit u pa në aeroportin e Mançesterit të dielën, nga ky thuhet të ketë udhëtuar drejt Katarit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, raporton Gazeta Express.
Hollësitë nga ujdia mes Evertonit dhe Al Rayyanit ende nuk janë bërë të ditura, por besohet se James do t’i bashkohet klubit nga Katari në një marrëveshje huazimi.
Për përfaqësuesin e Kolumbisë interesim kishin shprehur edhe klubet italiane, turke dhe portugeze, por asnjëra prej tyre nuk ishte në gjendje ta mbulonte pagën e tij të lartë.
James ende nuk e ka vënë nënshkrimin mbi marrëveshje me Al Rayyan, por kjo pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi ka pajtim mes të tri palëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.