×
  • Sport
  • Sport

    Jetmir Topalli debuton në SuperLigën e Turqisë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 8:28

    Futbollisti kosovar Jetmir Topalli ka debutuar mbrëmë në SuperLigën e Turqisë me skuadrën e tij Yeni Malatyaspor.


    Jetmir Topalli, i cili u transferua nga Ballkani i Suharekës në ekipin e Superligës së Turqisë te ekipi Yeni Malatyaspor.

    Shifra që u transferua Topalli në Yeni Malatyaspor ende nuk është bërë e ditur, derisa më parë ishte thënë që edhe dy lojtarë të tjerë të Ballkanit do të kalojnë në Superligën e Truqisë por kjo gjë ende nuk dihet a do të ndodh.

    Topalli hyri në lojë në minutën e 79-të duke mos pasur ndikim të madh në lojën e skuadrës së tij e cila humbi me rezultat 3-1 kundër Trabzonsporit.

    Topalli e zëvendësoi golashënuesin e vetëm të Yenit, Adem Buyuk.

    Yeni Malatyaspor gjendet në pozitën e 18 në Superlig të Turqisë, e cila sivjet ka 21 skuadra e jo 18 si sezonëve të kaluara, për shkak të pandemisë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!