×
  • Sport
  • Sport

    Jose Mourinho flet për ndeshjen me Shkëndijën e Tetovës

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 11:20

    Tottenhami në rundin e tretë të Ligës së Evropës do të përballet me skuadrën shqiptare, Shkëndijën e Tetovës


    Shkëndija mbrëmë eliminoi Botosanin pasi e mposhti me rezultat 1-0, derisa Tottenahmi fitoi 2-1 kundër Lokomotiv Plovdivin, shkruan Reporteri.net

    Kështu, në rundin tjetër Shkëndija do të jetë nikoqire e Tottenhamit në kuadër të kualifikueseve të Ligës së Evropës.

    Mourinho ka thënë se nuk dinë asgjë për Shkëndijën, por e ka vlerësuar si ndeshje të vështirë.

    “Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut,” ka thënë Mourinho.

    “Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!