×
  • Sport
  • Sport

    Jose Mourinho, trajneri i ri i Fenerbahces, sot prezantohet para mijëra tifozëve në Stamboll

    Reporteri
    02 Qershor 2024 | 9:28

    Ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho do të zyrtarisohet si trajneri i ri i klubit të futbollit Fenerbahce sot.

    Pas ditëve të indikacioneve të forta se Mourinho do të merrte drejtimin e klubit të Stambollit, Fenerbahce tha në një postim në X se trajneri portugez do të merrte pjesë në një ceremoni në terrenin e tij Sukru Saracoglu.

    “Saracoglu pret trajnerin e ri Jose Mourinho dhe tifozët në orën 19:00!”

    Të shtunën mbrëma Fenerbahce kishte postuar një video-mesazh nga Mourinho, 61 vjeç, në të cilin ai u tha tifozëve të Fenerbahçes se “do të shihemi nesër në Kadikoy dhe le të fillojmë udhëtimin tonë së bashku”.

    Është puna e parë e Mourinhos që kur u largua nga Roma në janar pas dy vitesh e gjysmë të shënuara nga fitimi i Europa Conference League në 2022 dhe një seri mosmarrëveshjesh me arbitrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!