Anthony Joshua thotë se synimi i tij do të ishte një nokaut i hershëm dhe i pamëshirshëm kundër Deontay Wilder, nëse ata takohen përfundimisht në një meç për kampion të padiskutueshëm të botës në vitin 2020.
Dy kampionët rivalë në kategorinë e rëndë i mbajnë të gjithë katër titujt e botës, me Joshuan që i rifitoi rripat WBA, IBF dhe WBO pas hakmarrjes ndaj Andy Ruiz Jr në rimeçin e dhjetorit.
Ndërkohë, Wilder e zotëron atë në WBC pas triumfit me nokaut në rundin e shtatë ndaj Luis Ortiz, transmeton Express.
Joshua bëri një paraqitje mjeshtërore duke boksuar nga distanca dhe i tërhequr për ta mposhtur me pikë Ruizin në Arabinë Saudite, por këmbëngul se ndaj Wilderit do të luftonte me agresivitet shumë të madh, në mënyrë që t’ia pamundësojë amerikanit ta përdorë të djathtën e tij shkatërruese.
Duke e analizuar fitoren e Wilderit ndaj Ortiz, Joshua tha për Sky Sports: “Unë nuk do ta bëja këtë në rundin e shtatë. Unë do të futesha në ring për ta nokautuar atë. Është meç mes dy boksierëve të peshave të rënda, mes kampionit kundër kampionit”.
“Kjo është luftë serioze, prandaj unë nuk do të futesha në ring për të bërë përpjekje për ta dominuar atë në 12 runde, për shkak të fuqisë së grushtit të tij, po ashtu. Duhet të futem në ring dhe ta nokautoj. Nuk duhet ta lejoj të ndihet rehat në ring me mua”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.