Anthony Joshua ka dhënë parashikimet e tij para revanshit mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury.
Fury dhe Wilder tashmë është mësuar zyrtarisht se revanshin e tyre do ta zhvillojnë më 22 shkurt të vitit 2022.
Para këtij dueli të shumëpritur, disa komente ka dhënë edhe kampioni Anthony Joshua, i cili beson se Fury do të jetë fituesi.
“Arsyeja pse mendova për këtë dhe pse më hynë në punë, është sepse besoj se nëse Fury fiton, ai do të jetë më i gatshëm të caktojë duelin me mua, më shpejtë sesa Wilder” ka thënë Joshua për ‘Boxing Sciencce’.
“Mendoj se unë dhe Fury do të pajtoheshim për një duel që do të unifikonte kampionin. Bëjë tifo për Fury, sepse dua të fitoj edhe titullin e WBC.”
“Nëse do të vija bast, do të vija për Fury” ka thënë ndër të tjerash Joshua.
Mbetet të shihet se kush do të jetë kampioni i WBC, pas revanshit të 22 shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.