Evertoni dhe Liverpooli sot luajtën baras 2-2 në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e pestë në Premier Ligë
Liverpooli ishte pranë fitores, por VAR në minutën e 93-të anuloi një gol të shënuar nga Jordan Henderson, shkruan Reporteri.net
The Sadio Mane offside is the same as Virgil van Dijk. It would not have been offside last season.
-->As the upper arm is now legal to play the ball, an attacker is calculated slightly further forward (arm not armpit).
Don’t shoot the messenger… #EVELIV pic.twitter.com/xQG62PqQch
— Dale Johnson (@DaleJohnsonESPN) October 17, 2020
Ky gol i anuluar ngjalli shumë reagime, por Klopp ka thënë se ai është një fans i VAR-it dhe se sot vetëm fati nuk ishte me skuadrën e tij.
“Të jem i sinqertë sa vjen dhe bëhet më e vështirë për të marrë pikë. Ky është derbi më i bukur dhe më i fortë që kur unë jam bërë trajner i Liverpoolit dhe duhet theksuar se ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë,” ka thënë Klopp.
“Unë jam një fans i VAR-it, por nuk e prisja këtë që ndodhi. Thjesht fati nuk ishte me ne, por ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer,”. /Reporteri.net/