Sipas Sky Sport Italia, testet mjekësore janë rezervuar në Qendrën Mjekësore J në Torino për të martën.
Ai mungoi në sesionin e sotëm të trajnimit të Genoas dhe nuk do të udhëtojë me grupin në Austri, përcjell lajmi.net.
Është raportuar se Juve do të paguajë 15-20 milionë euro për qendërmbrojtësin 21-vjeçar, por ai nuk do të qëndrojë për shumë kohë në Torino.
Romero do të huazohet për të fituar më shumë përvojë në Serie A dhe përderisa kthimi në Genoa është i mundur, ai ndoshta mund të kalojë edhe te Atalanta.