×
  • Sport
  • Sport

    Kanë shërbyer si forca speciale në Afganistan, kush janë dy binjakët ‘bisha’ që ruajnë Ronaldon dhe familjen e tij

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 20:56

    Cristiano Ronaldo dhe familja e tij, ruhen nga dy vëllezër binjakë që më parë kanë shërbyer si ushtarë në njësinë elitare të forcave speciale në Afganistan.

    Dy binjakët janë parë së fundmi teksa shoqërojnë yllin e Manchester United, por edhe bashkëshorten e tij, Georginën.

    Mediat e huaja i kanë identifikuar dy vëllezërit si Sergio dhe Jorge Ramalheiro, dy ish-ushtarë që shërbyen në Afganistan dhe u bënë pjesë e një njësie të mbrojtjes së ngushtë të policisë portugeze, e ngarkuar me mbikëqyrjen e politikanëve dhe gjykatësve.

    Në fakt ata janë trenjakë, pasi kanë edhe një vëlla tjetër, të quajtur Alexandre, i cili mësohet se ende punon si oficer policie.

    “Sergio dhe Jorge vishen elegante dhe duken shumë normalë. Ata janë të aftë të përzihen me turmën, por ata janë të shpejtë për të menduar, parë dhe vepruar.”, shkruan The SUN.

    Ronaldo ka rritur sigurinë kohët e fundit, pasi u paralajmërua se mund të kthehej në “magnet” për bandat kriminale.

    Në të kaluarën, Cristiano ka qenë i mbrojtur nga një ish-luftëtar i MMA dhe një ish-parashutist elitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!