×
  • Sport
  • Sport

    Karriera e Bryantit në numra – çmimet që ka fituar

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 22:48

    Një nga basketbollistët më të mirë në histori, Kobe Bryant, ka vdekur në moshën 41-vjeçare.


    Ai vdiq si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni.

    Bryant që kaloi 20 vjet karrierë në NBA dhe fitoi pesë tituj kampioni do të mbahet mend për shumëçka në basketboll.

    Kjo është karriera e tij në numra:

    1 – Numri i çmimit Lojtari më i Vlefshëm. Ai e fitoi këtë çmim në sezonin 2007-08.

    2 – Numri i çmimeve MVP Finals që e ka fituar Kobe, më 2008-09 dhe një sezon më pas. Po ashtu është numri i medaljeve olimpike që ai kishte fituar me Amerikën, më 2008 dhe 2012.

    4 – KA fituar katër çmime MVP All-Star

    5 – Ka fituar pesë tituj kampioni

    9 – Është paraqitur në ekipin më të mirë mbrojtës në NBA nëntë herë

    11 – Kobe është përfshirë 11 herë në ekipin më të mirë të NBA

    15 – Kaq herë ai startoi në ndeshjen All-Star Game

    16 – Ai u paraqit në NBA në ditën e Krishtlindjeve 16 herë

    18 – Bryant u përzgjodh 18 herë për ndeshjen All-Star

    20 – Ka kaluar 20 sezone me një klub të vetëm

    25 – Në 25 ndeshje ai arriti të realizonte së paku 50 pikë

    60 – Numri i pikëve që ai i realizoi në ndeshjen e fundit në karrierë, ndaj Utah Jazz

    81 – Kur Lakers mposhti Toronton më 2006, Bryant realizoi 81 pikë

    5,640 – Bryant ka shënuar 5640 pikë në NBA Playoffs

    33,643 – Që nga debutimi më 1996-97, Kobe ka realizuar 33643 pikë

    48,655 – Kaq minuta ai u paraqit në parket në NBA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!