×
  • Sport
  • Sport

    Karrige moj e ëmbla karrige: Hallakamë në FFK, luftë e madhe për nënshkrime

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 18:20

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht më 10 dhjetor për fillimin e zgjedhjeve nëpër Lidhjet Rajonale të Futbollit për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.


    Tashmë zgjedhjet janë mbajtur në dy Rajone dhe me shumë parregullësi, duke dëshmuar kështu se karrigeja për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv në FFK po del të jetë e “ëmbël” për disa anëtarë, të cilët janë rizgjedhur për herë të tretë në këtë pozitë, përkundër që rregullorja nuk u’a lejon më shumë se dy mandande.

    Në lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë është rizgjedhur anëtarë i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja, i cili mori vetëm një votë më shumë se rundin e parë se kandidati tjetër Brahim Vojvoda.

    Në fakt Broja nuk kishte të drejtë legjitime për tu kandiduar, pasi që anëtarët kanë të drejtë të jenë vetëm në tri mandate dhe nuk u lejohet edhe mandati i katërt.

    Në mbledhjen e thirrur nga Hajrullah Haxhiu, u mbajt kuvendi më 24 dhjetor u evidentuan vërejtje të shumta, derisa fillimisht u përjashtuan dy delegate për shkak që i kishin dhënë nënshkrimet dy kandidatëve dhe kjo që u ndalua më 26 dhjetor nga KE në mënyrë unanime, ani pse Kuvendi Zgjedhor në Rajonin e Mitrovicës ishte mbajtur.

    Po ashtu, një shqetësim tjetër nga ky kuvend ishte edhe mënyra e të votuarit. Nga 16 delegatë, dy u përjashtuan për arsyet e lartcekura dhe në sallë mbeten vetëm 14 kandidatë.

    7 vota i mori Xhelal Broja, ndërkohë 6 Brahim Vojvoda, ndërkohë që një delegate apstenoi.

    Ani pse rregullorja thosht që kandidatët duhet të kenë shumicën apsolute (50+1) vote, kjo nuk u rrespektua, pasi që Broja duhej të kishte të paktën 8 vota, nga 14 anëtarë sa ishin gjithsej dhe jo të fitonte në rundin e parë.

    Gjithsesi këto nuk ishin shkeljet e vetme në këtë kuvend, pasi që disa nga kuvendarët u ankuan edhe për procesverbalin e kësaj mbledhje, si dhe mungesën e trupave punues.

    Me shkelje dhe shumë parregullësi kaloi edhe Kuvendi Zgjedhor në Lidhjen Rajonale të Pejës, me ç’rast Bakir Burri fitoi edhe një mandate në krye të KE.

    FC Besa është ankuar në lidhje me mbajtjen e këtij kuvendi, teksa ka paraqitur një mal parregullësish nga Kuvendi i organizuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Pejë.

    Më poshtë mund ta gjeni edhe ankesën e paraqitur nga FC Besa.

    Zgjedhjet për KE i ka shpallur edhe Lidhja Rajonale e Gjilanit, derisa besohet se edhe atje ka shumë polemika në lidhje me këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!