Dominic Boesel rimori titullin e kampionit të botës duke mposhtur boksierin shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.
Pas 12 raundeve, vendimi për fituesin i takoi tre gjyqtarëve.
Edhe pse u mendua që Krasniqi dominoi në shumicën e raundeve, dy prej tyre e votuan gjermanin, që pastaj edhe mori titullin.
Maab ishte i vetmi që e vlerësoi më lartë shqiptarin duke e notuar me 115 pikë, një më shumë se Boeselin (114 pikë).
Mirëpo, për Morales pikët ishin 112 – 116 në të mirë të Boesel, derisa Putz vendosi pikët 114 – 115.
Krejtë në fund, Boesel fitoi me pikë 345 – 341.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.