×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë falët e Cavanit pasi e zgjati kontratën me Unitedin

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 19:30

    Edinson Cavani e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin për edhe një sezon tjetër.


    Këtë e ka konfirmuar edhe vet ekipi anglez përmes një postimi në Twitter, përcjell Express.

    Cavani iu bashkua Unitedit verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, e cila pritej t’i mbaronte në fund të këtij sezoni.

    Pas nënshkrimit të kontratës, Cavani tha se ndjeu besimin e trajnerit.

    Reklamë

    “Këtu ndjeva besimin e trajnerit. Unë ende nuk kam qenë në gjendje të luaj para tifozëve në Old Trafford dhe kjo është diçka që mezi po pres ta bëj” – u shpreh Cavani.

    34-vjeçari i ka shënuar nëntë gola në 23 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon, shumicën e të cilave i bëri si zëvendësues në pjesën e dytë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!