×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë Kombëtaret me të cilat Kosova s’mund të përballet në kualifikimet e Botërorit 2022

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 12:01

    Në kualifikimet e Botërorit 2020, për shkaqe politike janë ndaluar përballjet Kosova – Serbia, Kosova – Bosnja e Hercegovina dhe Kosova – Rusia.


    Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë në të ardhmen e afërt emrat e kundërshtarëve të fazës kualifikuese të Botërorit 2022, shkruan Gazeta Express.

    Në shortin që do të hidhet në dhjetor për Botërorin e Katarit, për shkaqe politike, “Dardanët” s’do të kenë mundësi të përballen me disa ekipe kombëtare.

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që në të njëjtin grup nuk do të mund të jenë Kosova me Serbinë, Kosova me Bosnje e Hercegovinën dhe Kosova me Rusinë, ndërsa shtëpia e futbollit evropian i ka ndaluar edhe grupet me duelet eventuale Armenia – Azerbajxhani, Rusia – Ukraina dhe Gjibraltari – Spanja.

    Kosova në të kaluarën është ballafaquar me Kombëtaret tjera që nuk e njohin vendin tonë si shtet dhe ndeshjet me to janë zhvilluar në terrene neutrale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!